Për disa ditë në vit, kjo lëndime në fshatin Dinoshë në Malin e Zi, mbushet në ujë. Ndodh që një pemë mani, të kthehet për këto pak ditë në një vendburim uji.

Një pamje mjaft e pazakontë, por një fenomen që ndodh në mënyrë natyrale. Me mbarimin e dimrit, nga trungu i kësaj peme 100 vjeçare del ujë burimi.

“Ka një burim uji pikërisht poshtë kësaj peme. Burimi udhëton në të çarat e pemës e kështu na dhurohet kjo pamje mjaft e rrallë”-tregon për BBC-në Emir Hakramaj.

I gjithë fenomeni mbresëlënës zgjat një apo dy ditë, pasi vjen një moment që toka mbushet në ujë dhe burimi nuk e nxjerr ujin në sipërfaqe përmes trungut të kësaj peme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re