Skip to content

“Një ‘pentito’ pritet të flasë për Ramën, dëshmi nga jashtë vendit”/ Almer Toska: Pretendon se ka shërbyer si sekser dhe ka marrë para në emër të kryeministrit

345345345345 6

Në mbyllje të deklaratave të tij në studion e emisionit “Minuta e Parë”, gazetari Almer Toska ka lëshuar një paralajmërim me peshë politike që përmend kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar për ekzistencën e një dëshmitari kyç që ka vendosur të flasë.

Toska u shpreh se një person i përfshirë drejtpërdrejt në skemat e mbledhjes së fondeve dhe ndërmjetësimit financiar për llogari të kreut të qeverisë është kthyer në “pentito” dhe pritet të dalë publikisht.

“Do të jap edhe një lajm të fundit për Ramën. Një person që është kthyer në ‘pentito’ do tregojë si bënte sekserin për Edi Ramën dhe si merrte para për Edi Ramën nga aktorë të ndryshëm. Éshtë i penduar dhe do flasë shumë shpejt. Mund të jetë në mediat ndërkombëtare.”

Sipas gazetarit, rrëfimi i këtij personi nuk do të kufizohet vetëm në hapësirën mediatike vendase, por pritet të publikohet në rrjete ndërkombëtare mediatike.