Në Rusi, një reagim i fortë i të afërmve të një 37-vjeçareje të ndjerë, Anna Kosulko, u shkaktua nga kthimi në shtëpi i 31-vjeçarit Grigory Povilaiko, i cili në gusht të 2021 e sulmoi, e përdhunoi dhe më pas e vrau.

Sipas kanalit Telegram VL.ru, Povilaiko, i cili u dënua me 24 vjet burg për vrasjen, nënshkroi një kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes në tetor 2023 për të luftuar në Ukrainë.

Megjithatë, ndërsa shumica e të pandehurve që bëjnë kontrata të tilla duhet të kalojnë të paktën gjashtë muaj në front për të marrë falje, në rastin e Povilaikos kjo ndodhi në vetëm tre muaj, pa e ditur askush pse ndodhi kjo.

31-vjeçari i kishte zënë pritë 37-vjeçares, nënë e dy fëmijëve në garazhin e saj, teksa po përgatitej të nisej për në punë. “Ai jo thjesht e vrau, por dhe e përdhunoi”, tha bashkëshorti i të ndjerës, Aleksandër Kosulko.

“Ishte një makth…ajo kishte ngritur zërin por askush nuk e ndihmoi në atë moment”, shtoi bashkëshorti i të ndjerës.

Siç u zbulua nga hetimet e asaj kohe, Povilaiko pasi vrau Annën, mori makinën e saj, shkoi në shtëpi, ndërroi rrobat e gjakosura dhe më pas shkoi në plazh me miqtë e tij.

Kur Kosulko mësoi për lirimin e Povilaikos vetëm një vit pas dënimit të tij, ai i dërgoi letra ushtrisë dhe ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu, duke kërkuar që Povilaiko të kthehej në qeli.

“Në vend që të kthehej në burg për gjysmën e jetës së tij, ai u kthye një hero lufte me të gjitha përfitimet. Nuk kam fjalë, po çmendem si është e mundur kjo. Gruaja ime ka vdekur dhe ky përbindësh jeton i lirë”, shkruan ndër të tjera në letrën e tij bashkëshorti i 37-vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re