Bashkimi Evropian nuk ka absolutisht nevojë për vaksinën ruse Sputnik V kundër infeksionit COVID-19.

Ne e vlerësojmë se do të marrim imunitet deri në 14 korrik, me prodhim në dispozicion evropian, i tha të dielën Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE Thierry Breton, duke folur për televizionin TF1, raporton Reuters.

Breton përsëriti një koment të mëparshëm se BE mund të ndihmojë Rusinë të prodhojë vaksina nëse është e nevojshme, por përparësi duhet t’u jepet evropianeve, tha ai.

Deklarata vjen pasi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian nuk mund të dhurojë aktualisht vaksina të koronavirusit në vendet e varfëra.

“Ekziston një presion i madh mbi vendet anëtare për të blerë vaksina për veten e tyre,”  tha Von der Leyen duke folur për Funke Media Group.

Por shefja e KE theksoi mbështetjen financiare të BE për iniciativën COVAX dhe përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të siguruar qasjen në vaksinat për vendet e varfëra.

“Bashkimi Evropian ka investuar 2.2 miliardë euro në këtë iniciativë. COVAX tashmë ka shpërndarë 30 milion doza në 52 vende,” tha Von der Leyen.

Ajo vuri në dukje se mekanizmi që lejon bllokun të ndajë vaksinat direkt me vendet e tjera nuk do të fillojë derisa ata të kenë një situatë më të mirë prodhimi në BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re