Ka ardhur një përgjigje qeveritare nga Shkupi lidhur me dyshimet se në autobusin ku lanë jetën 46 shqiptarë, tragjedi e ndodhur në një autostradë të Bullgarisë mesnatën e të hënës duke u gdhirë e marta, kishte vajguri dhe fishekzjarre kontrabandë.

Për këtë është pyetur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale.

Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre.

Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë”, tha Osmani para spitalit në Bullgari ku po mjekohen të lënduarit nga aksidenti.

Informacione të ndryshme po qarkulloinë për shkaqet që kanë dërguar në eksplodimin në autobusin “Besa Trans” të Shkupit që mori flakë në autostradën Struma. Mes informacioneve, është ai që eksplodimi ka ardhur pasi në autobus ka pasur karburant dhe mjete piroteknike kontrabandë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re