Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Rovena Daja gjatë një deklarate për mediat sot tregoi se testi i parë i COVID-19 është kryer më 31 janar të vitit 2020.

“Testi i parë i COVID-19 është kryer me 31 janar të viti 2020, për një person të dyshuar, në banoratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.”, tha Daja.

Sa i takon riatdhesimeve dhe përse shtetasit shqiptarë që kthehen në atdhe nuk karantinohen në Kavalishencën e Durrës, ajo tha se është vendosur për struktura të posaçme duke qenë se numri i personave që kthehen është i lartë.

Po kështu, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 663.

Numri i viktimave është 27 dhe betejën me COVID-19 e kanë fituar 384 qytetarë.

Virusi është përhapur gjerësisht në burgun “313” në Tiranë, ku aktualisht janë 13 të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re