VLORE – Një person është gjetur i mbytur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Viktima është një 70-vjeçar me inicialet H.Xh. Ai u gjet i mbytur në lumin Trasgjas të Vlorës.
Sipas policisë, në trupin e 70-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.
Viktima u gjet i pajetë në grykderdhjen e lumit. Policia po punon për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së 70-vjeçarit.
(e.f/BalkanWeb)