Skip to content

Një person hipën te pallati pranë Muzeut në Tiranë, kërcënon se do të hidhet

Një person ka hipur në një ndërtesë ne qendër të Tiranës, pranë Muzeut dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po negocion me te.

Informacion paraprak i policise:

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.