Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë këtë të enjte.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.
Paraprakisht, rrethanat e humbjes së jetës së shqiptarit janë të paqarta.
Mediat kosovare raportojnë se nuk ka indicie që humbja e jetës të jetë shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporëska udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.