Skip to content

Një person rrëmben një makinë policie në Divjakë

Një ngjarje e rëndë raportohet para pak çastesh nga Divjaka.

Një person me iniciale A.K. dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër dhe me mbërritjen e policisë ka hapur zjarr edhe ndaj tyre.

Më pas nuk dihet se në ç’rrethana ai ka rrëmbyer një makinë policie dhe është larguar në drejtim të paditur.

Në ndjekje të tij janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Lajm në përditësim…