Sot mbushen 9 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ra[porton Euronews Albania.

Me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, Hashim Thaçi, atëkohë kryeministër i Kosovës dhe Ivica Daçiç, i cili po ashtu ishte kryeministër i Serbisë, nënshkruan marrëveshjen me 15 pika.

Ajo që lunate rolin kryesor të negociatores mes tyre, ishte Catherine Ashton, Sekretarja e Jashtme britanike në atë kohë.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Të dyja këto çështje janë ende aktive, pra të pazgjidhshme.

Për ironi, sot njëri është në Hagë, Thaçi, ndërsa Daçiç drejton palamentin serb.

Baronesha Ashton sigurisht është harruar dhe kushedi ku ndodhet apo ç’bën në jetën e saj private.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re