Kreu i qeverisë Edi Rama teksa është ndalur në një takim me qytetarët në Gjirokastër, është shprehur se mikëpritësit e takimit janë treguar tamam ”gjirokastritë” pasi nuk i kanë dhënë as ujë për të pirë.
”Si nuk na keni vënë një ujë këtu para, fiks si gjirokastrit jeni sjellë, një pikë ujë nuk na sollët”, u shpreh Rama.
Ndërkohë që Rama më tej ironizoi edhe Tritan Shehun, që është drejtuesi politik i PD në qarkun e Gjirokastrës për të cilin tha se sa herë që e sheh, ka merak mos i këputet ndonjë gjë, nga tundja e madhe e kokës, sa herë që flet Lulzim Basha.
“O harrova unë që keni Tritanin ju këtu, unë kam vetëm një merak për të, mos i këputet ndonjë gjë nga tundja e kokës kur dëgjon shefin, ka një tundje koke intesive kur flet Luli. Tritanin dëgjojeni për relaks, mos e merrni seriozisht”, deklaroi Rama.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
