Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe shumën e parave që janë përdorur për të ndërtuar impiantin e Tiranës.

Rama u përgjigj me ironi, duke thënë se nuk është llogaritar, por kryeministër, ndërsa ato që ai i quajti “kalkulatriçe”, i shikon me shumë skepticizëm.

Ai tha se pavarësisht problematikave që kanë dalë nga ky proces, “një pjesë e politikës vazhdon të merret me plehrat”.

“E para e punës, nuk jam llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos. Mes këtyre dy gjërave ka një proces ku përfshihen komponentët që e bëjnë procesin.

Edhe pa SPAK-un fare, këto lojërat e llogarive t’i shoh me skepticizëm. Ky është një proces që do të bëjë rrugën e vetë. Në fund ka një gjykatë që do të bëjë punë e vetë.

Unë kam dijeni për një gjë tjetër që nuk me duket e rastit që përtej problematikave që kanë dalë nga ky proces, një pjesë e politikës vazhdon të mos i ndahet plehrave”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re