Shefja e Grupit Shqiptar të të drejtave të Njeriut e konsideron diskriminim të moshës, projektligjin që synon të nxjerrë në pension të parakohshëm 55 vjeçarët në polici.

Gjatë një interviste për Top Channel, Elsa Ballauri, veçon trajtimin mosmirënjohës të autoriteteve ndaj figurës së policit.

Cilat janë problemet problemet në radhë te parë janë ne dëm te policisë si institucion do kuptohen shumë shpejt sepse e vendos policin nën vullnetin e shefave, bën ç’të duash me policin, nuk është arsye mosha , 55-vjec polici është ne kulm të karrierës.

Është llogaritur që për tre vite të dalin në pension të parakohshëm rreth 1080 efektivë të cilët ndërkohë kanë detyrimin të shërbejnë 700 orë në vit në polici.

Kur flet për policin qe nuk duhet vetëm ai qe gjithë ditën vrapon pas kriminelit. Por edhe ai qe harton strategjinë.

Kundër projektligjit ka dalë edhe sindikata e policisë së shtetit që pretendon se gjatë procesit të konsultimit nuk u pyet si palë që përfaqëson interesat e policëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re