Skip to content

Një politikan brazilian, “luftë” me policinë

robert jefferson oktobar2022 ps.webp

Një ish-deputet brazilian, një aleat politik i presidentit në largim të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, hodhi një granatë dore ndaj oficerëve të policisë që erdhën për ta arrestuar, duke plagosur të paktën dy prej tyre.

Screenshot 3 1

Ish-përfaqësuesi Robert Jefferson u dënua me burg nga Gjykata e Lartë e Brazilit për shkelje të kushteve të arrestit shtëpiak dhe për fyerje të kreut të gjykatës më të lartë në rrjetet sociale.

Në momentin e arrestimit të tij në qytetin e Levy Gasparian (shteti i Rio de Zhaneiros, në juglindje), Jefferson “reagoi” duke hedhur një granatë dore ndaj dy oficerëve të policisë të cilët “u plagosën nga copëzat”, tha policia federale.

Screenshot 2 1

Dy policëve iu është dhënë ndihma mjekësore dhe janë mirë, shton policia, e cila ka dërguar një numër më të madh personash në vendin e ngjarjes.

Jair Bolsonaro u distancua nga ish-deputeti në Twitter, ku kritikoi sulmin ndaj policisë dhe shprehu solidaritetin me policët e plagosur.

 

Presidenti brazilian dënoi më parë “aksionin ushtarak” të Robert Jefferson, i cili nuk pranoi të dilte nga shtëpia e tij për orë të tëra dhe konfirmoi në një video se ai përdori një armë, por mesa duket pa qëllimin për të plagosur policinë.