Një prej bursave më të mëdha në botë të monedhave kriptografike me seli në Hong Kong, Binance, tha se nuk do të riniste operacionet përpara ditës së Premte pas një blackout që përfshiu sistemin e kompanisë për të cilin u tha se ishte në proces përditësimi.

Ndalimi i aktivitetit shkaktoi frikë tek konsumatorët se bursa mund të ishte hakuar megjithatë përmes rrjetit social Twitter Binance u përgjigje komenteve negative duke hedhur poshtë çdo pretendim të tillë.

Aktualisht faqja e Binance është rikthyer në funksion ashtu siç ishte parashikuar nga kompania.

“Do të ofrojmë një afat kohor prej 30 minutash për përdoruesit që duan të anullojnë porositë e tyre përpara se tregtimi në nisë,” shkruante bursa.

Për herë të parë bursa raportoi ndalimin e operacioneve ditën e Mërkure në Twitter duke u thënë përdoruesve se mund të shohin një degramin të performancës.

Megjithatë dy orë më pas shefi ekzekutiv Changpeng Zhaoi tha se një problem me serverin kishte shkaktuar një lëmsh me sinkronizimin e të dhënave të platformës.

We experienced a server issue on our replica database cluster, causing some data to be out of sync. Need to fully resync from master. Due the size of the data, it will take several hours. No data is lost. We appreciate your understanding and support.

— CZ (@cz_binance) February 8, 2018

Në disa cicërima që pasuan, Zhao tha se procesi i mirëmbajtjes nuk kishte shkuar sipas planifikimeve duke zgjatur më tej pritjen.

Binance debutoi në verë të 2017-ës dhe në muajt e fundit është shndërruar në një prej bursave më të mëdha në botë për nga volumi i monedhave kriptografike të tregtuara.

Bursa realizon deri në 500 milionë dollarë transaksione ditore.

Edhe pse drejtuesit e bursës kanë mohuar hakimin, në rrjetin social Twitter një emër i njohur i sigurisë kibernetike John McAfee tha se kishte marrë disa raportime për hakimin e Binance.

Zhao replikoi me McAfee duke thënë se ai po përhapte panik.

But you are spreading fud. We will prove you wrong. https://t.co/QTuK6t2ZS3

— CZ (@cz_binance) February 8, 2018

Replikat vijuan me McAfee dhe Zhao publikoi një provë në rrjetin social Twitter duke treguar se çfarë nuk shkonte dhe mohuar hakimin.

All because this didn’t do what it was suppose to do. Not hack. pic.twitter.com/gHW9fxaAQN

— CZ (@cz_binance) February 8, 2018

Ndërprerja e shërbimit erdhi pak ditë pas hakimit të bursës Japoneze CoinCheck të cilës ju vodhën 500 milionë dollarë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re