Avokati i kryetarit te LSI Ilir Meta, Spartak Braho, duke dale nga nje seance ne Gjykaten e Larte, ku ish ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka deshmuar lidhur me dy akuzat kryesore per koncesionin e “Gostines” dhe ankandin e naftes bruto te Albpetrol.
Spartak Braho, i cili është një prej deputetëve më euforikë për shkarkimin e presidentit, ka deklaruar mbrëmë se se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra e presidentit të Republikës, do t’i kërkojë falje atij.
I ftuar në emisionin “Dekalog”, deputeti i PS dhe anëtari i Komsionit të Posaçëm Hetimor për presidentin tregoi bindje se Meta do largohet nga Presidenca. I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkonte Metën, Braho tha:
“Unë do t’i kërkoj falje publike Ilir Metës nëse Gjykaka Kushtetuese nuk do ta shkarkojë, pra do jetë kundër vendimin të parlamentit”.
Nesër më 9 qershor pritet që parlamenti të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit të republikës.
Më parë ishte një komison i posaçëm që hetoi shkeljet që sipas anëtarëve të tij ishin të shumta ndaj kushtetutës. Ilir Meta është i pari president mes 10 që ka në historinë e Shtetit shqiptar që ndërmerret nismë nga Parlamenti për shkarkimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.
…
/faxweb
