Media greke i ka mëshuar fort faktit që në një renditje kulinare, kukureci i tyre zë vendin e parë të peferencave.

Fjala është për një renditje në faqen Food Atlas, ku specialiteti që përbëhet me të brendshmet e qengjit e kecit kryeson në preferenca.

“Grekët kanë, ndër të tjera, një karakteristikë të veçantë. U pëlqen të ankohen se ky vend nuk bën asgjë.

Por ka ca fusha për të cilat duhet të jemi krenarë. Dhe një prej tyre është kuzhina jonë. Ku në lista të ndryshme të publikuara nëpër botë, ne shpesh jemi në top dhjetëshen”, shkruan Protothema.

Por kukureci është njëherësh dhe specialitet shqipotar, kryesisht i jugut, ku veçon Labëria, ku jeta e atyshmë është e lidhur fort me blektorinë.

Çështja është nëse kukureci shqiptar është i huazuar nga kuzhina greke apo jo?

Për këtë duhen pyetur mjeshtrat e Delvinës, aty ku kukureci është një traditë e spikatur. Aq e spikatur as mund të qe dhe një aset gastronomik turistik nëse do promovohej fort.

Nuk do ishte çudi dhe nëse do qe një kulturë origjinale greke gatimi, pasi e tillë është historia e bashkëjetesës mes popujve, duke marrë e dhënë më të mirat mes tyre. Pse jo edhe kukurec.  /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re