Një prokuror italian ka kërkuar zyrtarisht që kreu i LEGA-s Matteo Salvini, të gjykohet për rrëmbim për shkak të vendimit të tij për të parandaluar hyrjen e më shumë se 100 migrantëve në vend në 2019.

Vendimi i Salvinit, i marrë ndërsa ishte ministër i Brendshëm, i la migrantët të bllokuar në det derisa prokurorët urdhëruan sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve në bord.

Salvini mbrojti çështjen e tij dhe tha se ai nuk ishte i shqetësuar për kërkesën e prokurorit, e cila është pjesë e një procedure të gjatë ligjore – Senati italian autorizoi gjykatën vitin e kaluar për të kryer një hetim mbi rrëmbimin, raporton Reuters.

“Jam krenar që kam punuar për të mbrojtur vendin tim, duke respektuar ligjin, duke zgjuar Evropën dhe duke shpëtuar jetë. Nëse kjo mund të krijonte probleme dhe vuajtje për mua, unë me kënaqësi do ta pranoj atë,” shkroi Salvini në Facebook.

Gjatë 14 muajve të tij si ministër i Brendshëm, Salvini parandaloi që disa anije të ankoroheshin në Itali, duke u përpjekur të ndalonte fluksin e migrantëve.

Ai rregullisht akuzonte organizatat bamirëse për shpëtimin e migrantëve për inkurajimin efektiv të trafikimit njerëzor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re