Skip to content

Një provokim i ri në Gjermani: letër me kokën e një derri mbërrin në xhami

dzamija njemacka AA e1577100782291

Një letër fyese me një fotografi të një derri dhe mesazhe fyese, arriti në adresën e Xhamisë Muradiye në Gjermaninë perëndimore.

Ajo është një xhami në Duisburg që vepron nën kujdesin e Komunitetit Islam Turk të Diyanet-i, dhe mesazhet fyese në letër iu drejtuan Islamit, turqve dhe arabëve.

Letra mbërriti në xhami nga Mynihu, por supozimi është se adresa e dërguesit është e rreme.

Letra do t’i përcillet policisë së Duisburgut.Gjermania është skena e sulmeve të shpeshta islamofobike, ksenofobike dhe raciste që janë nxitur kryesisht nga përkrahësit e Alternativës radikale të krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD).

Në tre tremujorët e parë të këtij viti, policia gjermane regjistroi të paktën 597 sulme islamofobike, dhe dhjetëra xhami u shënjestruan.