Pasditen e sotme një punëtor ka rënë nga skelat tek pallati i ri që po ndërtohet pranë rrugës Petro Nini Luarasi në Tiranë  nga fira “Nova-Constuction”. Sipas informacioneve, një qytetar kontaktoi “FaxNews” ku komunikoj se një person ra nga një lartësi shumë e madhe tek pallati që po ndërtohej nga firma Nova-Constuction në rrugën Petro Nini Luarasi.

Qytetari thekson se në vendngjarje arrit ambulanca e cila e dërgoi menjëherë në spital, ku ende nuk behët ditur sa e rëndë është gjendja  e punonjësit, pasi lartësia nga ai u rrëzua ishte e madhe.

Nga autoritete policore ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë pasdite  pranë rrugës Petro Nini Luarasi , ku një person është rrëzuar nga skelat e pallatit të ri që po ndërtohet aty pranë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re