Eksperienca e deritanishme në ICTSLab me fëmijët e grupmoshës 7-14 vjeç, vërtetoi se përballja e hershme e fëmijve  me shkencat kompjuterike dhe programimin është një domosdoshmëri e ditëve të sotme për ti përgatitur ata për profesionet e së ardhmes, e cila pa dyshim do të jetë dixhitale.

Duke filluar që nga shkencëtarët e deri tek artistët, të dinë si të zhvillojnë një program apo një aplikacion do të përkthehet padyshim në sukses për profesionin e tyre, pasi këto aftësi nxisin kreativitetin, të menduarin kritik, aftësitë komunikuese, vendimmarrëse dhe jo vetëm.

Megjithatë, ata të cilët janë më afër zgjedhjes së drejtimit që do të marr e ardhmja e tyre akademike, por edhe profesionale, i përkasin veçanërisht grupmoshës 15-19 vjeç, prandaj ICTSLab ka menduar edhe për ta.

Bashkë me vitin e ri 2019, ICTSLab sjell në Tiranë planprogramin për këtë grupmoshë, i cili ka për qëllim t’ju jap këtyre të rinjve hapësirën për të dizenjuar dhe krijuar nëpërmjet teknologjive bashkëkohore dixhitale.

Pavarësisht drejtimit që kanë zgjedhur, apo do të zgjedhin në jetë, aftësitë programuese do të përbëjnë një avantazh konkurrues kyç në arritjet e tyre.  Në fillim ata do të mësojnë konceptet bazë të programimit duke u njohur me sintaksën e gjuhës programuese Python, gjuhë e cila në aspektin sintaksor është e përshtatshme si gjuhë e parë për tu mësuar.

Programimi është menduar deri më sot si një fushë e cila i përket vetëm një pakice që i dedikohet tërësisht studimit dhe zhvillimit në këtë drejtim. Në realitet, programimi duhet menduar si një gjuhë e huaj, e cila të mundëson komunikimin me kompjuterin.

Thënë këtë, pas ndjekjes me sukses së këtij moduli, nxënësit do të jenë zotërues të një gjuhe të re universale, të cilën mund ta zhvillojnë pavarësisht kufijve gjeografikë.

Në vazhdim të planprogramit, ata do të shkathtësohen me aftësi të reja për zhvillimin e aplikacioneve mobile, web, si dhe të elektronikës e arkitekturës së kompjuterit. Kështu ata do të familjarizohen me mjetet më të fundit hardware dhe software. Duke njohur benefitet e dobësitë e tyre, ata do të jenë në gjendje ti përdorin ato me efektivitet dhe efiçencë për çdo qëllim.

Nëse je një adoleshent i apasionuar pas teknologjisë, apo je thjesht në kërkim të një aktiviteti të ri që do të njohë me një dimension tjetër të asaj çfarë je i aftë të arrish.

Nëse je një gjimnazist akoma i pavendosur për zgjedhjen e studimeve të larta dhe dëshiron të njihesh nga afër me detajet e shkencave kompjuterike, apo thjesht dëshiron të jesh i pajisur me aftësitë e shekullit 21 për tu përballur me sukses me sfidat e drejtimit që ke zgjedhur.

Nëse je prind apo i afërm i një adoleshenti dhe dëshiron ta shikosh tek integrohet lehtësisht në botën dixhitale jo thjesht si përdorues i teknologjive më moderne, atëherë ky planprogram është përgjigjia e dëshirave dhe nevojave tuaja. /ICTSlab

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re