Skip to content

Një recetë shumë efikase për reduktimin e dhimbjes në kocka dhe shpinë

  • 15/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse dhimbja është kronike dhe e vazhdueshme.

Shkaktar për këtë dhimbje mund të jenë një mori arsyesh të cilat dëmtojnë përkohësisht ose përfundimisht kockat tuaja. Receta e mëposhtme është me origjinë nga Greqia e Lashtë gjithashtu e rekomanduar dhe nga mjekët për lehtësimin e dhimbjeve të kockave dhe të shpinës.

Për të realizuar këtë recetë do ju duhet:

-10 lugë fara liri

-5 lugë susam

-50 g fara kungulli

-50 g fara luledielli

-50 g kokërra gruri

-3 lugë rrush të thatë

-1 kg mjaltë

Përgatitja: Në tas të madh përzieni të gjithë përbërësit dhe pasi të jenë përzierë mirë, mbylleni masën e përfituar në një kavanoz qelqi. Merrni një lugë gjelle nga kjo përzierje para mëngjesit dhe para drekës. Kjo recetë do t’ju ndihmojë të mbroni trupin nga osteoarthriti dhe osteoporoza. Tendinat dhe ligamentet do të jenë më elastike, do të rigjenerohen dhe do të keni më shumë fuqi.

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë