Shefja nigeriane e kuzhinës Hilda Bassey Effiong hyri në Librin e Rekordeve Guinness duke gatuar pa pushim për 100 orë.

E njohur gjerësisht si “Hilda Baji”, 27-vjeçarja Effiong vendosi një rekord të ri me një maratonë gatimi e cila filloi të premten e 12 majit në Lagos, duke gatuar për 100 orë pa pushim.

Komisioni kompetent e përfshiu atë në Librin e Rekordeve Guinness.

Effiong tejkaloi kështu rekordin e mëparshëm të shefit indian Lata Tondon, i cili gatoi për 87 orë e 45 minuta në 2019. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re