Deputeti i PD-së, Flamur Hoxha, është shprehur se një rikthim i mundshëm i Lulzim Bashës në krye të PD-së është një vendim që nuk e bën të besueshëm.

llxczxzx

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se deputetët që kanë një kohë të gjatë në politikë, duhet të largohen dhe t’i hapin rrugën brezit të ri.

Ai shtoi se nëse PD nuk gjen një mënyrë për t’u bashkuar para zgjedhjeve të vitit 2025, do të marrë rezultat më të ulët se ai i këtyre zgjedhjeve.

“Mendoj që po të bëhemi bashkë, mendoj që do punë, ata që do të duhet, edhe unë do të marr vendimin tim, nëse nuk shohim që rrugët tona janë të përbashkëta dhe kemi detyrim ndaj shqiptarëve. Është pjesa që ne duhet t’i thërrasim mendjes. Duhet t’u kthejmë demokratëve atë pushtet që na kanë dhënë.

Sot kemi në PD, kanë gëzuar pushtet shumë deputetë, dhe nuk do të thotë që të njëjtët deputetë të vijojnë e të vijojnë e të tjerët t’i shkojnë pas. Jo duhet të dalin nga rreshti e tu hapin rrugën atyre që janë pas. Basha duhet të japë gjithçka për atë që i ka dhënë PD dhe të jetë pjesë e skuadrës. Pasi nuk gjykoj që të tërhiqesh në një moment dhe të rihysh prapë në politikë, është një vendim që nuk të bën shumë të besueshëm. Ai duhet t’i thoshte arsyet dhe ta vijonte betejën.

Politikan të bën morali politik, të bën vetje, e pastaj logo e vula. Nëse PD lëviz sipas një koncepti e një mënyre që duhet ta bëjë, unë mendoj se shanset dhe mundësitë janë, por kjo varet nga ajo që përfaqëson gjithësecili. PD duhet të kuptojë se duhet të përfshijë njerëz që kanë çfarë t’i japin politikës. Unë do të jem i drejtpërdrejtë dhe do i them edhe kolegëve të mi, që PD të ekzistojë do të jetë një rrugë e vështirë dhe do të duhet të marrim sa më pak përfitime individuale.

Nëse ka pasur në këto 30 vite një qeverisje që filloi me dajre e me tamtame, ky është një diskriminim që i bëhet shqiptarëve. Kjo është ajo që gjykoj që ne duhet të na bëjë më kërkues. Të bësh fushatë pa program dhe duke lincuar kryetarin. Unë e parashikoj 2025, nëse nuk do të krijohet një front opozitar, se do të krijohet një pushtet më absolut se ai që ka momentalisht Edi Rama. Me një forcë të tillë pushteti në Kuvend, thuajse jemi një vend monist”, u shpreh Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re