Flagshipi i ardhshëm i LG nuk është prezantuar ende, por siç ka bërë në të kaluarën kompania pëlqen të lëshojë pjesëza informacioni derisa ta zbulojë zyrtarisht. Sot mësuam nga LG se telefoni quhet G8 ThinQ dhe vjen me një sensor të pazakontë krahas kamerës frontale.

Sensorët e quajtur “Time-of-Flight” funksionon duke lëshuar drita infra të kuqe tek objektet dhe ti përdorur më pas për njohjen 3D të tyre.

Me pak fjalë kjo teknologji mund të përdoret për të kyçjen e telefonit me teknologjinë e njohjes së fytyrës por edhe të krijojë sfonde të turbullta për portrete selfie.

Ajo gjithashtu mund të përdoret në aplikime të ndryshe të realitetit të shtuar. Sensori në G8 ThinQ është REAL3. LG nuk jep detaje por premton një nivel të ri për kamerat frontale.

LG nuk është i pari që shet një telefon me sensor ToF. Honor View 20 e ka një të tillë.

Flagshipi i kompanisë G8 ThinQ do të prezantohet në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë këtë muaj. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re