Një grup shqiptarësh nga Kosova e Shqipëria janë bërë bashkë dhe kanë pastruar nga mbeturinat lumin Nerodime në Ferizaj. Të ndarë në 4 grupe, qytetarët kanë punuar për 5 orë duke pastruar, duke përcjellë një shembull që vlen të respektohet e përshëndetet.

Sipas organizatorëve, në orvatjet për pastrim ishin 70 persona. Është punuar në një perimetër prej afro 3 kilometrash.

“Kemi një mungesë ndërgjegjësimi të popullatës për mbetjet e hera herës ne bëjmë organizime në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se nuk duhen hedhur mbeturina, se ambienti duhet ruajtur.”-tha për Klan Kosova një prej pjesëmarrësve.

Grupi punoi nën moton për “Një atdhe të pastër”, ndërsa aksione të tilla të pastrimit, do të ketë edhe në vijim në Kosovë, por po ashtu edhe në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re