Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se në 54 vitet e fundit, vendi ka pritur më shumë se 99 milionë njerëz në pelegrinazhin e Haxhit, transmeton Anadolia.

Agjencia saudite e lajmeve SPA raporton se Byroja e Statistikave të Arabisë Saudite ka mbledhur të dhëna statistikore për njerëzit që kryejnë Haxhin që nga viti 1968.

Në Raportin e Institutit thuhet se që atëherë, më shumë se 99 milionë vizitorë në tokën e shenjtë kanë kryer Haxhin.

Edhe pse autoritetet e Arabisë Saudite nuk zbuluan numrin e saktë të pelegrinëve këtë vit, ata thanë se ishin bërë përgatitje për të arritur shifrat që nga para pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Statistikor të Arabisë Saudite, këtë vit haxhin e kryejnë 2.4 milionë njerëz nga Arabia Saudite dhe jashtë saj.

Në kuadër të vizionit të zhvillimit të Arabisë Saudite deri në vitin 2030, është planifikuar një rritje e numrit të pelegrinëve së bashku me zgjerimin e kompleksit të Mekës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re