Në një lidhje në “Mbrëmje në ABC”, zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj u shpreh se në këtë situatë që ndodhet vendi është shumë e rëndësishme të mendohet për mënyrën se si do të ndihmohet biznesi dhe ekonomia.

Gjithashtu ajo theksoi se plani financiar për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi është afatshkurtër. Sipas saj qeverisë do ti duhet të dalë shumë shpejt me një plan B.

“Të fillojmë të mendojmë se si do ta ndihmojmë biznesin dhe ekonominë, ta lëmë politikën.

Kompanitë nuk janë të detyruara të marrin kredi. Fondin duhet ta përdorin kompanitë që do të kenë mundësi të vazhdojnë punën dhe do të kenë problem likuiditeti.

Kompanitë që do të mbyllen nuk do të kenë pse të marrin kredi. Qeveria duhet ta shtrijë më shumë qëllimin e kësaj kredie, për të përballuar të gjitha nevojat të kompanive që do të jenë në punë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=_1X7S13YoMA?feature=oembed&w=1200&h=675]

Ky plan masash është shumë afatshkurtër, qeverisë do ti duhet të dalë me një plan B shumë shpejt. Që të adresojë probleme të tjera të ekonomisë. Pritet të ketë më shumë detajime nga ana e qeverisë.  Do të jetë një sfidë e vështirë para qeverisë dhe shpresoj që të ketë filluar puna për një plan B. Të shpresojmë që brenda qershorit të mund ti kthehemi realitetit”, u shpreh Beqiraj.

Sa kemi mundësi në të prballojmë borxhin?

Beqiraj: Duhet stimul fiskal, por sa jemi ne në gjendje të përballojmë një stimul fiskal. Gjermania ka një ekonomi të fortë, ndërsa buxheti ynë i shtetit nuk ka hapësira për të marrë borxh. Është njësoj sikur koronavirusi të këtë infektuar një të moshuar. Kemi shumë pak mundësi për ta përballuar këtë situatë vetëm me borxh. Politika monetare në këtë rast ka dalë jashtë loje. Shtresat në nevojë duhen furnizuar me para.

Pjesa që do të jetë më e goditur është turizmi. Por përveç furnizimit me ushqime i cili deri diku do të ketë punë, por do të përfshihet disi edhe në rënie, gjithë pjesa tjetër e ekonomisë do të jetë në shok, në një goditje të fortë.

Cila është ideja,  si mund të dilet me sa më pak efekte nga kjo situatë?

Beqiraj: Ajo që kam thënë janë mënyrat me cilat mund të dalim nga kjo krizë. Banka e Shqipërisë mund të japë rezerva vetëm 300 milion dollar. Ne rrezikojmë të marrim borxh me norma shumë të larta interesi. Nëse gjithë kjo krizë dhe në planin B apo dhe C do të përballohet me borxh ne do të jemi në kushtet e vështira. Qeveria ka mundësi të japë një stimul fiskal nëse Banka e Shqipërisë do të dalë nga politika tradicionale.

Më tej ish-zëvendës ministrja e Financave, tha se PD si gjithmonë ka qëndruar te pjesa e kërkesave. Është në ADN e çdo politikani të japë stimul fiskal. Kryeministri Rama ka egon për të qëndruar edhe një mandat në pushtet dhe kjo e bën sipas saj të mos e rëndojë më shumë situatën.

Nëse qeveria do të heqë dorë nga të gjitha investimet do të ishte një goditje. Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme në menaxhim dhe tenderim, dhe të gjitha vërejtjet ia pranoj çdo qytetari nëse ka.

Shpëtimi nuk do të na vijë nga ato 14 mld lekë që thotë PD. E kam kritituar qeverinë Rama, por ajo që duhet sot është që të gjithë ekonomistët të shikojnë si të ndihmojmë qeverinë me ide për ta shpëtuar ekonominë nga ky agresion . PD tregoi që nuk është gati për të fituar zgjedhjet, fakti që ka vetëm kërkesa nuk jep siguri.

Gjithashtu ajo se qeveria duhet të jetë në komunikim të vazhdueshëm me bizneset që furnizojnë hapësirën shqiptare. Nëse ndalon lënda e parë, në gjithë zinxhirin e shpërndarjes së vlerës do të krijoheshin probleme.

Sa mban ekonomia jonë?

Beqiraj: Ekonomia jonë ka nevojë për ndihmë në para, në të gjithë shtresat e popullsisë. Ka nevojë që të ndihmojë biznesin prodhues. Duhet të punojmë ngushtësisht me prodhuesit tanë. Edhe pjesa e fermerëve është e rëndësishme. Nëse do të kemi zgjatje të karantinës , do të kemi edhe probleme të qënësishme të mbijetesës./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re