Skip to content

Një shqiptare vdes në një burg në Greqi e prekur nga koronavirusi

Një shqiptare, pjesë e komunitetit rom, ka ndërruar jetë në burgun e grave në Thiva. Ngjarja ka sjellë një protestë në ambientet ku gratë po vuajnë dënimin për vepra të ndryshe penale, pasi të burgosurat e tjera shrehet se shqiptarja ka vdekur për shkak të Covid-19.

Mediat greke shkruajnë se gratë e burgosura kanë djegur dyshekët në formë proteste dhe kanë kërkuar marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, 42-vjeçarja e ndjerë ishte transportuar mëngjesin e sotëm në spital për të marrë një ndihmë më të specialuzar, por mëpas u shpall e vdekur.

Të dënuarat e tjera tregojnë se kanë frikë për shëndetin e tyre, pas shëiptarja kishte shfaqur simptoma ditët e fundit. Gjithsesi autopsia nuk ka dalë ende, por paraprakisht mjeku i burgut ka thënë se nuk bëhet fjalë për koronavirus.