“Nuk kemi nevojë për mësime demokracie nga ata që vrasin civilë”, i tha kryebashkiaku i Athinës ambasadorit izraelit të dielën, i cili akuzoi autoritetet bashkiake se nuk merren me “grafitet antisemite” në qytet.
Duke theksuar se Athina, si kryeqytet i një vendi demokratik, respekton plotësisht vizitorët e saj dhe mbështet të drejtën e shprehjes së lirë të qytetarëve të saj, Haris Dukas tha se “si autoritete bashkiake të qytetit, ne kemi treguar kundërshtimin tonë aktiv ndaj dhunës dhe racizmit dhe nuk pranojmë mësime demokracie nga ata që vrasin civilë dhe fëmijë në radhët e ushqimit, nga ata që çojnë dhjetëra njerëz drejt vdekjes së tyre në Gaza çdo ditë, nga bombat, uria dhe etja”.
“Është e tmerrshme që z. ambasador (Noam Katz) po përqendrohet vetëm te grafitet, të cilat me sa duket po hiqen, ndërsa një gjenocid i paparë po kryhet në Gaza,” shtoi ai.
Në një intervistë me të përditshmen greke Kathimerini, Katz pohoi se grafitet antisemite i bëjnë vizitorët izraelitë të ndihen në siklet dhe akuzoi autoritetet e qytetit për mosveprim. /tesheshi.com/
