Obeziteti, pirja e duhanit, alkooli, sedentariteti, sheqernat artificiale, hormonet e jashtme, të gjitha këto dhe më shumë kontribuojnë në rritjen e incidencës së tumoreve në vitet nën të 50-ta në Zvicër.

Solange Peters, drejtuese e Shërbimit Mjekësor të Onkologjisë në Spitalin Universitar të Lozanës, flet për “një sinjal alarmues”.

Kanceret tek njerëzit nën 50 vjeç, më parë jashtëzakonisht të rrallë, janë në rritje.

“Pothuajse janë dyfishuar”, thotë Solange Peters, shefe e Shërbimit Mjekësor të Onkologjisë në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV), e cila në një intervistë flet për “një sinjal alarmues”.

“Në popullatën mbi 65 vjeç numri i rasteve është në rritje, por kjo për shkak të plakjes së popullsisë”, vëren specialisti, duke shtuar se tek ata nën 50 vjeç tumoret ishin jashtëzakonisht të rralla, “por situata po ndryshon. ”

FAKTORËT E RREZIKUT

Rritja ka të bëjë veçanërisht me kancerin e gjirit, zorrës së trashë, pankreasit, mëlçisë, prostatës, veshkave dhe mitrës. Mbingarkesa e sheqernave artificiale dhe aditivëve në dietë mund të shtojë faktorët e rrezikut të identifikuar mirë si obeziteti, një mënyrë jetese sedentare, duhani dhe alkooli. Lidhje të tjera po shfaqen mes konsumimit të tepërt të mishit të kuq dhe kancereve të sistemit tretës, mes ndotjes dhe dëmtimit të rrugëve të frymëmarrjes apo urinar dhe mes hormoneve dhe kancerit të gjirit, shton onkologu.

RËNDËSIA E DIAGNOSTIKIMIT TË HERSHËM

Një mënyrë jetese e shëndetshme është një bazë e mirë për parandalim, edhe nëse faktorët gjenetikë dhe infektivë mund të luajnë një rol, vijon Peters./Gazeta Shëndeti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re