Skip to content

Një skenë nga Shqipëria ditën kur në Kosovë diskutohej sërish “shamia”

2752a532 20ce 487d 9b5f 24a1203932f4 e1761817844222

Bash në ditën kur Gjykata Supreme e Kosovës nuk guxoi ta trajtojë si antikushtetues një vendim të ekzekutivit kosovar që privon vajzat me shami nga arsimi publik, diku në një qytet shqiptar, pa ndonjë traditë të spikatur islame, në ambientet e bashkisë së atyshme, një vajzë me shami në klasën e shtatë vlerësohej me një çmim për esenë më të mirë në një konkurrim letrar të shkollave në nivel bashkie.

0c069a14 1f09 477a a38a dbbb8d48a75c e1761817784640

Një zhvillim krejt normal, krejt i natyrshëm, në një klimë sa të relaksuar institucionale e po aq shoqërore.

Është kjo një shpërfaqje e një realiteti në Shqipëri që prej vitesh nuk e ka më shaminë në shkolla apo institucione si temë debati.

E ka patur në vite, siç Kosova me tradita të theksuara të besimit islam, e cila paradoksalisht e ka ende akoma, ku vetë shteti i atyshëm duket se ka të instaluar linja islamofobike, me qëndrime të tilla nga individë me babën ose gjyshin që shkon në xhami dhe mban titullin haxhi(!).

E ka patur Shqipëria si nën qeverisjen e PD-së, gjasme e djathtë, si e në atë të PS-së, trashëgimtare e asaj partie që e ndaloi besimin fetar me ligj në rrethana regjimi njëpartiak komunist. Por paradoksalisht për mirë, ky debat është fashitur nën PS-në, me njëqind mëkate të së shkuarës komuniste apo të tashmes në stil qeverisës, por që për hir të së vërtetës, ka hapur dhe dyert e shtetit për femrat me shami, pa llogaritur ato të shkollave, për nxënëset e mësueset bashkë.

Pra, Kosova, institucionet e saj, mjaft të hedhin vështrimin te Shqipëria për t’u vetëshëruar nga një sëmundje munduese, e padenjë për të, duke i shpallur luftë një pjese qenësore të identitetit të saj, besimit islam, pikërisht këtij besimi që ia ka ushqyer atdhetarinë por dhe krenarinë. /tesheshi.com/