Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ndarjen nga jeta të mikut të tij socialist, Kujtim Rrusho.

Braçe për të ka vetëm fjalët më të mira dhe më të ndjera, teksa thotë se ishte një njeri i ndershëm, i punës dhe i sakrificës.

Deputeti i qarkut të Fierit teksa i jep lamtumirën e fundit, kujton dhe kohët e errëta që ka kaluar vendi ynë, me Rrushon që sakrifikoi për kolegët e tij në fshatin e Gradishtës dhe në të gjithë Lushnjën, gjatë kohës së trazirave të mëdha.

Postimi i Erion Braçes:

KUJTIM RRUSHO ISHTE NJE SOCIALIST!

NJE BURRE, NJE BASHKESHORT,

NJE BABA, NJE FAMILJAR I MIRE;

NJE SOCIALIST THEMELI,

I DREJTE, I NDERSHEM, I SAKRIFICES,

KURRE NUK U TERHOQ AS NE DITET ME TE RENDA TE TERRORIT FASHIST;

I PLAGOSUR NGA E NJEJTA BANDE E SHTETIT, I QENDROI DHUNES BARBARE E MBROJTI QINDRA SOCIALISTE TE TJERE NE GRADISHTE E MIJERA TE TJERE NE LUSHNJE!

Sot u ndal per te udhëtuar ne nje bote me te mire;

PREHU NE PAQE KUJTIM!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re