Rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiç, ka folur për zbulimin e spiunit izraelit Pegasus në telefonin e tij celular, duke vlerësuar se është një sulm serioz ndaj privatësisë, sigurisë dhe integritetit të funksionit që kryen.
Gjokiç deklaroi se organizata Citizen Lab dhe Fondacioni SHARE konfirmuan praninë e spiunit në telefonin e tij.
“Ky zbulim flet për një sulm serioz ndaj privatësisë sime, sigurisë dhe integritetit të funksionit të rektorit. Spiunimi Pegasus në telefonin tim është një tjetër përpjekje për frikësim, me qëllim parandalimin e çdo qëndrimi kritik dhe veprimi publik”, tha Gjokiç.
Ai u kërkoi autoriteteve kompetente të nisin një hetim të pavarur, të plotë dhe transparent pa vonesë, të përcaktojnë se kush e instaloi dhe e përdori spiunin dhe t’i shpallin rezultatet publikut.
“Përgjegjësit duhet të identifikohen dhe të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin. Ky nuk është vetëm një sulm ndaj meje personalisht dhe ndaj meje si rektor i Universitetit të Beogradit, por edhe një kërcënim për privatësinë e të dhënave, kontakteve dhe komunikimeve të mia. Kjo i ka bërë të gjithë ata shënjestra për keqpërdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes”, deklaroi Gjokiç.
Ai theksoi se Universiteti duhet të mbetet një hapësirë për mendim të lirë, dialog kritik dhe autonomi institucionale.
“Çdo përpjekje për të frikësuar ose monitoruar përfaqësuesit e tij është një sulm ndaj të gjithë komunitetit akademik dhe shoqërisë demokratike. I bëj thirrje publikut, komunitetit akademik dhe organizatave ndërkombëtare të këmbëngulin në llogaridhënien e plotë të atyre që janë përgjegjës”, përfundoi Gjokiç.
Nga ana tjetër, ky zhvillim është një sinjal që tregon se Izraeli, me tentakulat e tij që po i lëshon në Ballkan, padyshim që do tentojë të futet në privatësinë e njerëzve, për politika kontrolluese e shantazhuese në finale. Pra, Mossad-in famëkeq mund të jemi në jetët tona private dhe kjo do ishte katastrofale.
