Innolith AG, një startup Zviceran i specializuar në prodhimin e baterive inorganike lithium-ion, ka zhvilluar një bateri të densitetit të lartë që mund të ofrojë deri në 1,000 km distancë për makinat elektrike.

Kompania ka planifikuar të vendosë 1,000 Wh/kg në një bateri të rikarikueshme dhe thotë se është e para në botë duke reduktuar njëkohësisht kostot e prodhimit në materiale ekzotike.

Për ta vendosur në perspektivë, makina më e shtrenjtë Tesla përshkon jo më tepër se 500 km me një bateri lithium-ion 100 kWh. Gjithashtu Innolith thotë se përdorimi i elektrolitit inorganik eliminon shkakun kryesor të zjarrit tek bateritë.

Mesa duket startupi do të zgjidhë të gjitha problemet e industrisë së makinave elektrike me një të qëlluar. Por duke lënë hiperbolizimi mënjanë, materializimi i këtyre gjërave merr shumë më tepër kohë sesa thuhet në letër.

Innolith premton baterinë brenda 3-5 viteve, një axhendë shumë ambicioze. Kompania është duke punuar aktualisht në fabrikat në Gjermani. Kur të jenë gati, bateritë do të testohet fillimisht në Gjermani dhe më pas të licencojë teknologjitë me prodhuesit e mëdhenj jo vetëm të baterive por edhe makinave. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re