Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, për shkak të kërcënimeve në rritje nga Kina në Oqeanin Paqësor, kanë nisur një stërvitje të përbashkët ushtarake “ARC21”, e cila do të zgjasë deri më 17 maj.

Ministri japonez i Mbrojtjes Nobuo Kishi tha në një konferencë shtypi se është shumë e rëndësishme të zhvillohet bashkëpunimi me aleatët.

“Ne duam të zhvillojmë bashkëpunimin e mbrojtjes me aleatët – Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera me të cilat ndajmë të njëjtin mendim,” tha ai.

Duke iu referuar kërcënimeve në rritje të Kinës në Oqeanin Paqësor, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën.

“Franca është i vetmi vend evropian me një prani të përhershme ushtarake në Indo-Paqësor dhe ndan vizionin e një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur me Japoninë,” tha Kishi.

Një deklaratë nga Forcat e Vetë-Mbrojtjes Tokësore të Japonisë (GSDF) tha se forcat ushtarake të tre vendeve do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët në Japoninë Jugperëndimore.

Trupat do të vendosen për tre ditët e para në kampin ushtarak Ainoura në qytetin Nagasaki dhe më pas ata do të fluturohen në bazën GSDF në qytetin e Kirishima.

Australia do të përfshihet në pjesën e fundit të ushtrimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re