Izraeli ka ofruar mbështetje për sigurinë dhe inteligjencën për Emiratet pas një sulmi të fundit me dron në Abu Dhabi, pas së cilit janë huthinjtë jemenas. Këta të fundit ngjashëm kanë sulmuar deri më sot dhe Saudinë.

Është thënë kjo në një letër ngushëlluese të kryeministrit Naftali Benett.

“Ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë mbështetje të sigurisë dhe inteligjencës për t’ju ndihmuar të mbroni qytetarët tuaj nga sulme të ngjashme,” thuhet në letër.

Tre persona humbën jetën dhe gjashtë u plagosën kur tre rezervuarë karburanti shpërthyen në një zonë industriale pranë depove të naftës ADNOC.

Një zëdhënës i rebelëve jemenas tha se grupi qëlloi me një numër të madh dronësh dhe pesë raketa balistike.

“Izraeli është i përkushtuar të punojë ngushtë me ju në luftën e vazhdueshme kundër forcave ekstremiste në rajon dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për të mposhtur armiqtë tanë të përbashkët,” tha Bennett në një mesazh mbështetjeje për Sheikh Mohammed.

“Armiku i përbashkët” i vendit arab dhe atij hebre në Lindjen e Mesme, konsiderohet Irani dhe bishtat e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re