Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dy standardet që aplikon SPAK në lidhje me politikanët, disa prej të cilëve janë bërë ‘kurban’ në emër të Reformës në Drejtësi, dhe të tjerë vijojnë që të shijojnë lirinë, e madje dhe milionat.

I tillë është rasti i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili pavarësisht se ka hedhur firmën në emër të këshillit Bashkiak të Tiranës për inceneratorët, nuk është marrë asnjë ditë si i pandehur.

Nuk ka pasur të njëjtën fat kolegu i tij në Bashkinë e Lushnjes, Fatos Tushe, i cili mbahet prej disa muajsh në burg, për një tender disadhjetra fish më pak se dosja e incineratorëve.

Postimi i Manjanit:

Nuk e di saktësisht çka bërë kryetari i Bashkisë Lushnje që është vënë nën arrest, por kjo letra që ka firmosë Erion Veliaj në emër të të gjithë qarkut Tiranë është flagrante!

Fatale fare!

Në superarrest duhet të ishte për më shumë arsye dhe llogjikë që çuan në arrestin e atij të Lushnjes.

Unë nuk nxis e as mbështes arrestime të pakuptimta, ca më keq të nxitura nga deklaratat politike, por paktën për barazi para ligjit Veliaj duhet të ishte në burg. 

E lemë mënjanë faktin fatal që dëmi që sjell letra e Erionit është ku e ku më i madh sesa një tender kanali që paska bërë keq bashkia (jo detyrimisht kryetari) e Lushnjes…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re