Ballkani Perëndimor, Turqia dhe së fundmi Dubai janë vatra të krimit të organizuar pranë Bashkimit Evropian dhe vendbanimet e preferuara të kriminelëve të BE-së nga ku ata drejtojnë bizneset e tyre të paligjshme, sipas dokumenteve të brendshme të BE-së të shikuara nga portali EUObserver.

Dokumentet që përshkruajnë aktivitetet e grupeve të organizuara kriminale në BE ose të lidhura me BE-në përmendin Ballkanin Perëndimor si një rrugë për trafikun e drogës, por edhe si pjesë e një “karteli ballkanik” që menaxhon kontrabandën e kokainës,  të emigrantëve dhe të armëve të përdorura nga bandat kriminale në Union.

Dokumenti, i titulluar “Plani Operacional 2022 kundër rrjeteve kriminale me rrezik të lartë”, u përpilua nga zyrtarë në Këshillin e BE-së. Ai bazohet në informacionin nga Europol dhe u shpërnda në shtetet anëtare përpara bisedimeve për luftimin e krimit.

Në dokument thuhet se policia e nëntë vendeve anëtare të BE-së, Norvegjisë, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara kryen një operacion të përbashkët “duke gjetur dhe ekstraduar kriminelët e tillë të paprekshëm të dëbuar dhe konfiskimin e pasurisë së tyre”.

“Ne e dimë se një numër i madh objektivash shumë të kërkuar projektojnë dhe kryejnë aktivitetet e tyre kriminale ndërsa banojnë në vende (Dubai dhe Turqi) që janë veçanërisht tërheqëse për kriminelët emigrantë evropianë,” thuhet në dokument

“Përveç qendrave të kontrabandës së BE-së, Dubai është vendosur si një vend kyç për organizatorët kryesorë të pastrimit të parave në lidhje me tregtinë e kokainës në BE”, thuhet në dokumentin e dytë të brendshëm të Unionit, hartuar më 14 nëntor.

Policia e BE-së, thuhet në dokument, po kërkon të arrijë një marrëveshje me autoritetet e Dubait për kontrollin e kontejnerëve të dyshimtë të transportit nga Pakistani, Irani dhe Afganistani, të cilët kalojnë përmes portit atje në rrugën e tyre për në destinacionet evropiane.

Në dokument thuhet se prodhimi i metamfetaminës në Afganistan “po rritet me shpejtësi” dhe se “situata e re politike në Afganistan do të kërkojë që shërbimet policore evropiane t’i kushtojnë vëmendje të veçantë prodhimit të metamfetaminës”.

Megjithatë, Turqia mbetet rruga kryesore e tranzitit për trafikun e drogës drejt BE-së, përgjatë rrugëve të Ballkanit dhe Kaukazit Jugor.

“Ukraina, Bjellorusia dhe Azerbajxhani përdoren për të ruajtur heroinën e destinuar për në BE”, thanë zyrtarët evropianë.

Ata theksuan një operacion të përbashkët policor nga BE, SHBA dhe Kolumbia kundër “kërcënimit global të kartelit ballkanik”, i përbërë kryesisht nga “qytetarë të Bosnjë, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë”.

“Importet e kokainës nga Amerika e Jugut në BE dhe më pas shpërndarja e saj e mëtejshme në tregun europian të drogës… janë aktivitete themelore kriminale”, thuhet në raportin e BE-së.

Në dokument përmendet Ballkani Perëndimor dhe si burim i armëve të zjarrit ilegale.

U saktësua se “granatat e dorës, të cilat kontrabandohen ilegalisht dhe përdoren në disa vende të BE-së, si rregull, kanë origjinë nga Bosnja dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Përveç kësaj, bandat kriminale në gjuhën shqipe “shfrytëzojnë seksualisht viktimat (trafikimin) nëpër Evropë, veçanërisht në Kosovë, Belgjikë, Gjermani, Greqi, Itali, Holandë, Maqedoninë e Veriut, Norvegji, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në dokument.

Dokumenti gjithashtu rendit Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor si qendra për kontrabandistët e emigrantëve, të cilët janë në bashkëpunim me bandat nga Bjellorusia, Gjeorgjia, Rusia dhe Ukraina.

Dokumentet, megjithatë, tregojnë se tabloja e përgjithshme e veprimtarisë kriminale në BE është shumë më komplekse.

“Natyra e krimit të organizuar është vërtet globale dhe krimi i rëndë dhe i organizuar në BE përfshin më shumë se 180 kombësi të ndryshme,” thuhet në dokument.

Ai shton se njerëzit me origjinë nga Amerika e Jugut, duke përfshirë shtetas të Brazilit, Kolumbisë dhe Meksikës, janë gjithnjë e më të përfshirë në trafikun e kokainës në BE.

Kokaina nga Bolivia, Kolumbia dhe Peruja kryesisht kontrabandohet në BE përmes Brazilit dhe Ekuadorit, por edhe Argjentinës, Kilit, Paraguajit, Uruguait dhe Venezuelës.

Për momentin, sipas zyrtarëve të BE-së, Ndrangheta italiane dhe mafia siciliane janë “grupet kriminale më të fuqishme të formuara sipas modelit mafioz apo familjar” dhe kanë anëtarë që janë “të vendosur dhe aktivë në shumë vende të BE-së dhe vende të treta”. ”

Aktivitetet e tyre konsistojnë “kryesisht nga tregtia ndërkombëtare dhe pastrimi i parave në shkallë të gjerë përmes hapjes së kompanive të reja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re