Kryeministri Edi Rama teksa ka inaguruar ambientet e reja të siptalit anti Covid-19 në Tiranë u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur për një takim Rama-Basha, kryeministri u shpreh se kjo do të ishte normale për vendin, ndërkohë që shtoi se nuk ka hije që ambasadorët të hyjnë dhe të dalin nga selitë e partive, pasi kjo është një Reformë që mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe konsensusit të partive poltike.

“Ne kemi mbaruar punë tonë. Shpresojmë që produkti është aty. Mos më bëni të komentoj sot, sepse mendoj se nuk më ka ardhur radha për të komentuar përderisa janë të përfshirë dhe të tjerë në këtë proces. Mendoj se do të ma falni një shtyrje për 24 orë zotimin për të folur sot. Unë mendoj se në Shqipëri në 2020 nuk është e hijshme për ne që për çështje të brendshme dhe që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës siç është Refroma Zgjedhore, ulen dhe bien dakord për rregullat. Të bëhet me ambasadorë që hyjnë dhe dalin nëpër dyer… është për të thënë faleminderit përderisa ka palë që nuk e bëjnë dot hapin, që nuk bëjnë vetë. Nuk dua të krijoj më shumë komente, humbasim kohë, humbasin energji. Do të ishte normale të uleshim merremi vesh nuk merremi vesh është temë tejtër. Megjithatë nuk jemi ende aty.”- tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re