Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë janë në një nivel shumë të ulët dhe ne nuk pajtohemi për shumë çështje, tha Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel një bisedë telefonike këtë të hënë me Presidentit rus Vladimir Putin.

Michel dhe Putin biseduan përpara samitit të BE, i cili do të mbahet të enjten dhe të premten, dhe në të cilin duhet të diskutohen edhe marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë, raporton Reuters.

Siç thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian, mosmarrëveshjet i referohen situatës në Ukrainë, të drejtave të njeriut, sulmeve dhe kibernetike ndaj vendeve të BE-së dhe arrestimit të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Presidenca ruse tha se Putini i kishte thënë Michel se Rusia ishte e gatshme të vazhdonte “bashkëpunimin normal” me BE, nëse Unioni shfaqte një interes të ngjashëm, raporton Tass.

Siç është thënë, Putini vlerësoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së janë të pakënaqshme, për shkak të politikës jokonstruktive, ndonjëherë edhe konfrontuese të BE ndaj Rusisë.

Ai përsëriti se pala ruse është e gatshme të vendosë një “formë normale, të paolitizuar të bashkëpunimit” nëse BE tregon të njëjtin interes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re