Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka prezantuar sot propozimet për Reformën Zgjedhore në qytetin e Fierit është shprehur se “telenovela që keni dy vite që e ndiqni, po bluan gënjeshtra e radhës”, referuar këtu deputetëve të tjerë të PD, të cilët nuk i janë bashkuar grupimit të tij.

Sipas tij, “gënjeshtrat dhe shpifjet nuk do ndalojnë, përpjekja bëhet që populli të shikojë këtë telenovelë dhe të harrojë problemet me ekonominë, arsimin, korrupsionin”.

“Falë demokratëve më 29 korrik PD ka kryetarin, më 2 shtator ka kuvendin, kryesinë, dhe degët kanë një funksion, të jenë në dispozicion të njerëzve”, theksoi Basha.

“Telenovela që keni dy vite që e ndiqni, po bluan gënjeshtra e radhës. Gënjeshtrat dhe shpifjet nuk do ndalojnë, përpjekja bëhet që populli të shikojë këtë telenovelë dhe të harrojë problemet me ekonominë, arsimin, korrupsionin dhe të tjera. Ndaj financojnë këtë telenovelë të shëmtuar. Por, teksa është një taksë e rëndë për demokratët është edhe për shqiptarët. Ja si katandiset një vend kur opozita ndalon së bëri detyrat e veta dhe kthehet në një telenovelë. Falë demokratëve më 29 korrik PD ka kryetarin, më 2 shtator ka kuvendin, kryesinë, dhe degët kanë një funksion, të jenë në dispozicion të njerëzve”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re