Jep dorëheqjen kreu i degës së PD-së në Lezhë, Zef Gjoka. Burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije se prej disa ditësh është dorëhequr kreu i kësaj dege, i cili mbante këtë post që prej vitit 2018.

Ende nuk ka sqarime se cila ka qenë arsyeja e vendimit të tij, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.

Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re