Një kopsht zoologjik në Bavari të Gjermanisë, i cili e quajti një nga derrat e egër “Putin” për shkak të trashëgimisë gjenetike ruse, e ndryshoi këtë emër në një ceremoni të veçantë. Arsyeja ishte e qartë: pushtimi rus i Ukrainës.

Eckard Mikis, kreu i një parku të kafshëve të egra pranë qytetit të Melmeizel, tha se ai i kishte dhënë derrit të egër mbiemrin e presidentit rus tre vjet më parë kur ai erdhi në kopshtin zoologjik, për shkak të prejardhjes së tij.

Me peshë më shumë se 200 kg, ky derr i egër peshon sa rreth tre derra të egër të zakonshëm që gjenden në Gjermani, vuri në dukje ai.

Kohët e fundit, megjithatë, sa herë që Mikis duhej të bërtiste emrin e tij para vizitorëve, ai ndjente një “dridhje” duke kujtuar sulmin e presidentit rus ndaj Ukrainës. Ai ishte gjithashtu i shqetësuar se si mund të ndiheshin vizitorët rusë në park.

Ndaj vendosi se asnjë kafshë në park nuk e meritonte të kishte këtë emër, duke njoftuar në një postim në rrjetet sociale kërkimin e një emri të ri për derrin e egër rus.

Propozimet ranë “shi”, duke kaluar 2700. Mbizotëroii “Eberhofer” – mbiemri i një oficeri policie nga një seri popullore e letërsisë gjermane.

Derri i egër është “ripagëzuar” në një event të veçantë që përfshinte një tortë me makarona dhe biskota, e cila ishte zbukuruar me pesë derra të buzëqeshur. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re