Një tjetër grup emigrantësh është transferuar nga Italia në Shqipëri. Mëngjesin e së martës, anija “Spica” e Marinës Ushtarake italiane u nis nga porti i Brindisit me rreth 30 emigrantë në bord, me destinacion Qendrën për Qëndrim të Përkohshëm për Deportim në Gjader.

Të pranishmit janë shtetas nga disa vende të ndryshme, ndërkohë që kjo është dërgesa e katërt e tillë nga Italia që prej fillimit të zbatimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, me mbërritjen e këtij grupi, numri i të pranishmëve në strukturën shqiptare shkon në rreth 50, ndërsa 30 persona tashmë janë deportuar nga kjo qendër.

Ndërkohë, pritet në ditët në vijim vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi vlefshmërinë ligjore të ndalimeve të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të dërguar në Shqipëri, pas dërgimit të disa kërkesave paraprake nga Gjykata e Romës, që deri më tani nuk ka njohur legjitimitetin e ndalimeve për shtetas nga vende të konsideruara “të sigurta” nga Italia, si Egjipti dhe Bangladeshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re