Skip to content

Një tjetër i arrestuar për tragjedinë në Gllogjan, çfarë deklaron prokuroria e Pejës

Prokuroria e Pejës ka dhënë një deklaratë këtë të shtunë, për arrestimin e një tjetër personi të dyshuar në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Prokuroria sqaroi se fjala është për shtetasin me inicialet K.M, i cili akuzohet për dy vepra penale, “vrasje e rëndë” dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve”.

 “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Komunës së Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat  penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”

Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë  e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë . Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës.

Për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, një apo disa persona qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të një autobusi që transportonte disa nxënës. Si pasojë e të shtënave, humbi jetën shoferi dhe dy nxënës.

Ngjarja tronditi opinionin publik në Kosovë e më gjerë, ndërsa hetimet e deritanishme ende nuk kanë zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.