Skip to content

Një tjetër i vdekur nga koronavirusi, pacienti vdes pasi del nga spitali rrugës për Gjirokastër

Një tjetër pacient ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije se një 68-vjeçar nga Gjirokastra, i konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë pasi ka dalë nga Spitali Infektiv.

Mësohet se pacienti kishte fituar betejën ndaj COVID-19 dhe rrugës për në shtëpi ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura. Pacienti nga Gjirokastra ishte shtruar prej ditësh në QSUT pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka reaguar për këtë rast. Nëse pas autopsisë rezulton se 68-vjeçari ka humbur jetën nga COVID-19 numri i viktimave shton në 44.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 53 raste të reja me Covid 19 nga 320 tampone të marra.

/shqip