Skip to content

Një tjetër infermier fiton betejen me koronavirusin

94422130 935790836876967 5323674025669427200 o

Në 24 orët që lamë pas nga koronavirusi janë shëruar  11 persona të tjerë. Mes këtyrë të shëruarve ka qenë edhe një infermier.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kështu, shkon në 42 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga Covid-19. Në total numri i të shëruarve nga virusi në vend është 356.

Postimi i plotë:

Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1⃣ infermier është shëruar nga #COVID19, mes 11 të shëruarve të 24 orëve të fundit

Janë 4⃣2⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 3⃣5⃣6⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA