Një tjetër kandidate e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të hyjë në Kuvend. Bëhet fjalë për Enada Koçiraj, që është renditur e treta në listën e qarkut të Vlorës. Mësohet se Koçiraj ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo do të zëvendësojë në Kuvend ish-deputetin Shezai Rrokaj, i dorëhequr pas vendimit të marrë nga strukturat e LSI-së.

11 është numri i deputetëve që kanë pranuar aktualisht mandatet, ndërkohë që shtatë i përkasin vetëm LSI-së.

Enada Koçiraj së bashku me dy kandidatë të tjerë të LSI, Ralf Gjoni dhe Nimet Musai janë në pritje të konfirmimit nga KQZ për të bërë më pas betimin në Kuvend, për ta cuar numrin e deputetëve të “opozitës së re” në 14.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re